“Kam qenë shumë i vetmuar”: Surpriza e motrës dhe dhëndrit e emocionon Gjestin
Gjesti ka përjetuar një moment të veçantë dhe tejet emocionues, teksa është surprizuar nga dy persona shumë të afërt për të.
Bëhet fjalë për motrën dhe dhëndrin e tij, të cilët kanë vendosur ta vizitojnë papritur në apartament, duke i dhuruar një befasi të vërtetë.
Në videon e publikuar në TikTok, Gjesti shihet teksa hap derën dhe mbetet i befasuar kur përballë i shfaqen dy familjarët e tij.
“Më keni gëzuar, kam qenë shumë i vetmuar”, dëgjohet të shprehet Gjesti, duke theksuar gëzimin për vizitën e papritur.
Vëmendje tërhoqi edhe mbishkrimi me të cilin motra dhe dhëndri e shoqëruan videon.
“Edhe na dimë me ta dridh”, shkruajnë ata, duke përdorur me humor shprehjen e njohur të Gjestit, e cila u bë mjaft e famshme gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother”.
Kësaj radhe, ishin pikërisht familjarët ata që ia dolën ta befasonin, duke i dhuruar një moment të ngrohtë dhe plot dashuri familjare.
