Evropa i bashkohet bisedimeve për Ukrainën; takimi në Abu Dhabi javën e ardhshme
Përfaqësuesit evropianë pritet t’i bashkohen bisedimeve mbi situatën në Ukrainë, të cilat do të mbahen javën e ardhshme në Abu Dhabi. Lajmin e konfirmoi të dielën ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot.
Gjatë një interviste për radion franceze RTL, Barrot theksoi se Franca do të marrë pjesë në këto diskutime. Ai deklaroi se “Evropianët do të përfaqësohen në nivel të lartë. Franca do të jetë në Abu Dhabi për të marrë pjesë në këto diskutime”, megjithatë pa zbuluar identitetin e përfaqësuesit francez.
Ndërkohë, i dërguari amerikan, Steve Witkoff, njoftoi se Uashingtoni synon të bashkojë delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, gjatë datave 10 dhe 11 nëntor.
Fokusi kryesor i këtyre bisedimeve pritet të jetë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës, diskutimi i marrëveshjeve të sigurisë pas përfundimit të konfliktit, si dhe ulja e përgjithshme e tensioneve.
