BE i lë Greqisë firmën e mbylljes së negociatave të Shqipërisë ne 2027. Në Athinë, Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos takoi ministrat europianë të Grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” së bashku me kryediplomatët e vendeve kandidate.

Marta Kos i bëri apel Greqisë të punojë fort për të cuar para zgjerimin e BE, pasi per ironi te fatit, Athine do te kete Presidencen e BE në fund të 2027, kur Shqipëria duhet të mbyllë negociatat dhe Mali i Zi të marrë traktatin e anëtarësimit.

“Jam shumë e lumtur, që po takohemi këtu në Athinë Greqi, dhe shpresoj që Presidenca e Greqisë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm të punojë fort pa u lodhur për procesin e zgjerimit”, u shpreh Kos.

Greqia, e cila më herët ka arritur të bllokojë Shqipërinë në negociata me BE, këtë herë iu dha një mesazh shumë i qartë. Komisionerja për Zgjerimin, deklaroi se tani nuk ka më JO, sepse BE thotë PO.

“Kemi shanse të mira për të arritur rezultate me negociatat, që kur zgjerimi është prioritet kryesor i gjithë BE përsëri. Po jetojmë në kohëra sfiduese gjeopolitike dhe është koha që për ne të arrijmë rezultate. Ndaj kemi publikuar komunikatën e gatishmërisë së BE për zgjerimin, dhe përgjigjia është PO, BE është gati për zgjerimin e ri. Shpresoj që BE të jetë më e fortë”, tha jo.

Për tu ndalur tek Shqipëria, Kos tha se Tirana bashkë me Podgoricën janë shembulli inkurajues edhe për kandidatët e tjerë për në BE.

“Pas 23 vitesh, nga Selaniku, ne po arrijme rezultate. Ne kemi në grupin e 4 pretendentëve, kemi dy nga Ballkani Perëndimor, Shqipërinë dhe Malin e Zi, shpresoj që këto do inkurajojnë edhe të tjerët për të arritur rezultate gjithashtu”, shtoi Kos.

Në margjinat e takimit në Athinë, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha takoi homologun grek, Giorgos Gerapetritis, sipas të cilit mori mbështetjen e Athinës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.