**Fatmir Limaj përlotet nga pamjet e Jakup Krasniqit me të birin: “Jashtëzakonisht e rëndë…”**
Vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, e lejuar për arsye humanitare, shkaktoi emocione të thella, veçanërisht në momentin e kthimit të ish-kreut të Kuvendit në Hagë. Pamjet e ish-liderit të UÇK-së duke përqafuar të birin dhe familjarët e tjerë prekën shumë njerëz.
Ky moment, gjatë komentimit në studion e emisionit “Frontal” në T7, bëri që edhe Fatmir Limaj të mos i mbante lotët.
“Ai është shumë i fortë, jeta e ka forcuar. Është e vështirë ta shohësh bacën Jakup… Më falni për emocionet, por është jashtëzakonisht e rëndë”, theksoi Limaj në “Frontal”.
