KFOR-i vazhdon patrullimet në Kosovë: Qëllim, siguria dhe stabiliteti

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur se forcat e tij po vazhdojnë patrullimet e rregullta në mbarë territorin e vendit. Qëllimi është ruajtja e një pranie të dukshme dhe forcimi i komunikimit me qytetarët.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, KFOR-i ka theksuar se pjesëtarët e misionit janë angazhuar çdo ditë në terren, duke zhvilluar takime dhe komunikime të drejtpërdrejta me qytetarët e komuniteteve të ndryshme.

Sipas KFOR-it, këto veprimtari dëshmojnë përkushtimin e pandërprerë të misionit për ndërtimin e besimit dhe garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës.