Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka ngritur padi për shpifje ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa në dokumentin e siguruar shihet se Osmani përfaqësohet nga avokatja Blinera Osmani dhe avokati Artan Çerkini, nga zyra ligjore “Sejdiu & Qerkini”.