Modelja shqiptare Jori Delli, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 2”, ka bërë të ditur se do të martohet pas pak ditësh me partnerin e saj, reperin italian Fred De Palma.
“Pas disa ditësh do ta ndryshoj mbiemrin”, shkroi Delli krahas një fotografie në Instagram. Kur një ndjekës e pyeti nëse do ta merrte mbiemrin e partnerit, modelja sqaroi me humor se postimi ishte një mënyrë për të njoftuar martesën dhe se do të vazhdonte të mbante mbiemrin e saj.



“Gjithmonë Jori Delli, sigurisht. Nuk tingëllon mirë Jori Palana, apo jo?”, shtoi ajo, duke iu referuar mbiemrit të reperit, emri i vërtetë i të cilit është Federico Palana.
Çifti u fejua në dhjetor të vitit 2025, kur reperi i propozoi Dellit gjatë pushimeve në Maldive. Data e saktë e dasmës ende nuk është bërë publike.
