Metë Pepaj dyshohet se ndihmoi autorin e vrasjes së Arlinda Zekaj-Sylajt për t’iu shmangur drejtësisë

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me rolin e të pandehurit Metë Pepaj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekaj-Sylajt, ngjarje e ndodhur më 25 tetor 2026.

Sipas informacioneve ekskluzive, Pepaj dyshohet se, pas kryerjes së vrasjes, e ka ndihmuar Albert Sylajn për t’iu shmangur organeve të drejtësisë.

Ai dyshohet se e ka transportuar Sylajn me automjetin e tij, një “Golf 6”, deri në fshatin Bec. Qëllimi ishte largimi i tij nga vendi ku mund të lokalizohej dhe arrestohej nga forcat e rendit.

Për këto veprime, Metë Pepaj dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, sipas nenit 380, paragrafi 3, të Kodit Penal.

Hetimet lidhur me këtë rast janë ende në vazhdim. /IndeksOnline/