Familja e Adem Ademit ka njoftuar për ceremoninë e rivarrimit të tij, e cila do të mbahet më 28 nëntor 2026 në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Erblin Ademi, i cili ka publikuar edhe programin e ceremonisë.
Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në 11:30 do të mbahen homazhe, ndërsa nga ora 12:00 deri në 13:00 do të mbahet mbledhja komemorative. Të dy aktivitetet do të zhvillohen në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Ceremonia e rivarrimit do të mbahet në orën 14:00, në Varrezat e Qytetit në Shipol të Mitrovicës.
Ndërkaq, pritja e ngushëllimeve do të organizohet në Hotel LUX në Mitrovicë, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, nga ora 08:00 deri në ora 16:00.

