Një vetëaksident ka ndodhur ditën e sotme në Gjakovë, në rrugën “Shaban Polluzha”.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, Vlera Krasniqi zëdhënëse e Policisë.

‘’Rreth orës 13:50 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën “Shaban Polluzha” në Gjakovë. Njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë në vendin e ngjarjes. Deri më tani, nuk ka raportime për persona të lënduar. Po vazhdojmë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit’’, thuhet nga policia.