Është hapur audicioni për filmin artistik “Dervish Luzha”, me regji të Nisa Nezës.

Thirrja u drejtohet kandidatëve të të gjitha moshave, përfshirë ata pa përvojë në aktrim. Aplikimet pranohen deri më 15 dhjetor 2026.

Filmi sjell në qendër jetën dhe rrugëtimin shpirtëror të Dervish Luzhës, duke ndërthurur historinë me elemente mistike dhe mitologjike.

Kandidatët duhet të dërgojnë një video të shkurtër prezantuese ku të tregojnë emrin, mbiemrin, moshën dhe vendbanimin. Aplikimi duhet të përmbajë edhe fotografi të fundit, pa grim dhe pa filtra, si dhe të dhënat e kontaktit. Ata që kanë përvojë të mëparshme pune mund të bashkëngjisin CV-në ose një përshkrim të shkurtër të përvojës së tyre. /GazetaExpress/

Materialet e aplikimit duhet të dërgohen në adresën castingdervishluzha@ikone-studio.tv.