Shkëmb Manaj nga LDK-ja, në emisionin “Pressing”, ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së Mark Oroshit, duke thënë se ajo lidhet me urdhërdhënësit e vrasjes së babait të tij, Shaban Manaj.

“Siç kërkojmë ndriçimin e vrasjes së babës, kërkojmë edhe ndriçimin e vrasjes së Mark Oroshit, sepse lidhet me urdhërdhënësit”, ka deklaruar Manaj.

Sipas tij, “vrasja e Mark Oroshit ka ndodhë për të shkëputur një hallkë të zingjirit të bashkëpunimit të dorasit me urdhërdhënësin…”.

Video: