Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, në konferencen për shtyp ka konfirmuar se Michael Olise nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së nesërme. Për pjesën tjetër të formacionit, ai la të kuptohet se nuk ka ende vendime të mbyllura.
“Michael Olise nuk do të luajë. Gjithçka tjetër është e hapur”, tha Kompany, duke e lënë të hapur çështjen e përbërjes së skuadrës.
Trajneri theksoi se prioritet është ekipi dhe jo lojtarët individualë. Bayerni ka përpara një program të ngjeshur, me katër ndeshje në nëntë ditë, përfshirë atë të së mërkurës, ndaj Kompany tha se skuadra duhet të shfrytëzojë gjerësinë e saj.
“Prioriteti është ekipi, jo lojtarët individualë. Kemi katër ndeshje, përfshirë të mërkurën, në nëntë ditë. Duhet ta përdorim skuadrën tonë, dhe kështu është situata për momentin. Gjithçka është e hapur, por kërkesat tona mbeten të njëjta”, tha ai.
Kompany la të kuptohet se komentet për temat e tjera mund të vijnë më vonë. “Nëse nesër humbasim kundër Lille-it, në rregull, shkruani për këtë, jepni mendimin tuaj për atë ndeshje, s’ka problem”, tha ai, duke shtuar se në aspektin sportiv i pranon të gjitha kritikat dhe e di se çfarë momenti është ky për skuadrën.
“Unë dua të përqendrohem te ajo që është prioriteti. E kjo është marrja e pikëve, mendoj se ky është roli i një trajneri.” tha në fuhnd trajneri./IndeksOnline/
