Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Amir Hoxha, ka përdorur gjuhë fyese ndaj komandantit në largim të FSK-së, Bashkim Jasharit, në një koment publik në Facebook.

Në foto-lajmin e publikuar nga IndeksOnline, ku shfaqeshin Bashkim Jashari dhe Enver Cikaqi me përshkrimin “Komandanti në largim dhe ai në ardhje”, Hoxha shkroi: “Ky në largim palaqo ka qenë…!”

Një deklaratë e tillë nuk vjen nga një qytetar i zakonshëm, por nga një zyrtar i lartë komunal, që paguhet nga taksapaguesit dhe ka obligim të ruajë etikën institucionale në komunikimin publik.

Për më tepër përdorimi i fjalës “palaço” ndaj Bashkim Jasharit, djalit të Rifat Jasharit nga familja legjendare Jashari e Prekazit, përbën një gjuhë të papranueshme dhe denigruese për një përfaqësues institucional.