Gjatë protestës së organizuar në Tiranë për 28 Nëntorin, situata u tensionua ndjeshëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit hodhën molotovë dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë. Si pasojë e përshkallëzimit të situatës, policia ndërhyri duke përdorur autobote me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të larguar protestuesit nga zona. Momente tensioni u regjistruan mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa situata në Bulevard vijon të mbetet e tensionuar.