Bundesliga: Bayern Munich në transfertë te Hamburgu, Stuttgart pret Eintracht Frankfurtin

Programi i sotëm në Bundesligë përfshin pesë ndeshje interesante. Katër prej tyre do të zhvillohen në orarin e pasdites, ndërsa një duel i rëndësishëm është programuar për në mbrëmje.

Në orën 15:30, katër takime do të luhen paralelisht. Vëmendja kryesore bie mbi udhëtimin e Bayern Munichut në fushën e Hamburger SV-së. Ndeshjet e tjera të këtij orari janë: FC Köln – Elversberg, Mainz – Union Berlin dhe Paderborn – Schalke.

Ditën e Bundesligës e mbyll takimi i orës 18:30, ku Stuttgart pret Eintracht Frankfurtin. Ky duel pritet të ofrojë ritëm dhe emocione.

Më poshtë, orari i plotë i ndeshjeve të sotme në Bundesligë:

15:30 FC Köln – Elversberg
15:30 Hamburger SV – Bayern Munich
15:30 Mainz – Union Berlin
15:30 Paderborn – Schalke
18:30 Stuttgart – Eintracht Frankfurt

Burimi: IndeksOnline