Llapi në formë të shkëlqyer, mposht Malishevën dhe largohet nga zona e rrezikut

Llapi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës, duke mposhtur Malishevën në udhëtim. Ndeshja e javës së 15-të, e zhvilluar mes vendit të dytë dhe skuadrës nga Podujeva, përfundoi me rezultatin 2:3 në favor të këtyre të fundit.

Me këtë sukses, Llapi ngjitet në pozitën e tetë të tabelës me 14 pikë, duke u pozicionuar tani në zonën e barazhit. Ata janë dy pikë larg Drenicës, e cila mban vendin e parafundit.

Ndërkohë, Malisheva ruan vendin e dytë me 30 pikë. Kjo humbje i jep mundësi Prishtinës të thellojë epërsinë në tetë pikë, nëse shënon fitore në ndeshjen e saj të kësaj xhiroje.