**Përplasje në Prishtinë: Kryetari Rama kërkon vazhdimin e punimeve për muralin, Policia kërcënon me arrestime**
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar në një konferencë për media se punimet për vendosjen e muralit të Nënë Terezës pranë objektit të Ministrisë së Ekonomisë do të vazhdojnë. Ndërkohë, Policia e Kosovës është paraqitur në vendngjarje, duke tentuar t’i ndalë punimet me pretendimin se posedon një urdhër nga prokurori.
Komuna e Prishtinës, nga ana e saj, thekson se ky projekt është plotësisht i ligjshëm dhe ka marrë miratimin e Asamblesë Komunale të kryeqytetit.
Ndërsa Rama u bëri thirrje punëtorëve të vazhdojnë, komandanti i Policisë u përgjigj me një paralajmërim të prerë: “Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet.”
Pas kësaj, kryetari Rama ka kërkuar të shohë urdhrin e prokurorit, për të cilin komandanti i Policisë po fliste.
