Komisioni Ad Hoc cakton intervistat për Bordin e RTK-së, opozita kundërshton
Komisioni Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka caktuar ditën e intervistimit, pasi ka shqyrtuar listën e kandidatëve të propozuar.
Intervistat janë caktuar të mbahen të mërkurën, duke filluar nga ora 09:00. Mirëpo, ky vendim është pritur me kundërshtime nga ana e opozitës. Madje, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është larguar nga mbledhja në shenjë pakënaqësie.
Ndërkaq, Komisioni ka njoftuar se procesi i shqyrtimit të listës së kandidatëve ka qenë i mbyllur për media.
