Lahi Brahimaj përkujton shpalljen e pafajësisë në Hagë, shpreh urimin për kthimin e të tjerëve të pafajshëm
Ish-deputeti dhe njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Lahi Brahimaj, përkujtoi ditën kur ai, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm nga Gjykata e Hagës.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Brahimaj e ka vlerësuar këtë datë si me rëndësi të veçantë jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë shqiptarët. Ai theksoi se rrugëtimi i tij, megjithë vështirësitë, ishte karakterizuar nga vendosmëria për të mbrojtur të vërtetën, lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar.
Njëkohësisht, ai shprehu urimin që edhe krerët e tjerë të UÇK-së, të cilët po përballen me procese gjyqësore në Hagë, të kthehen të pafajshëm në Kosovë.
“Krenar për rrugëtimin tim dhe për të gjithë ata që më mbështetën,” ka theksuar Brahimaj.
