**Katër raste të dhunës në familje u raportuan të shtunën në Kosovë**
Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje gjatë ditës së shtunë. Dy prej këtyre rasteve ndodhën në Prishtinë, ndërsa nga një në Ferizaj dhe Gjakovë, sipas raportit 24-orësh të Policisë.
Në Prishtinë, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka marrë trajtim mjekësor. Bashkëshorti, i cili dyshohet se është përdorues i narkotikëve, pas vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Një incident tjetër në Prishtinë përfshin një person që ka tentuar të vetëvritet pas një mosmarrëveshjeje familjare. Pas marrjes së trajtimit mjekësor, i dyshuari është intervistuar si i dyshuar për dhunë në familje dhe, me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Ferizaj, është arrestuar një person i dyshuar se ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Pas intervistimit të palëve, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
