**Trump kritikon sërish Melonin: “Është treguar negative, marrëdhënia jonë nuk është më si më parë”**
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur sërish kritika ndaj Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni, duke theksuar se marrëdhënia e tyre nuk është më ajo e dikurshmja.
Kritikat e Trump vijnë, sipas CNN, pasi Meloni ka kritikuar presidentin për sulmet e tij ndaj Papës dhe ka refuzuar të përfshihet në veprimet e SHBA-së në lidhje me Iranin.
“Ajo është treguar negative,” deklaroi Trump. “Kushdo që refuzon të na ndihmojë në këtë situatë me Iranin, nuk mund të ketë të njëjtën marrëdhënie me ne.”
Trump kritikoi gjithashtu NATO-n – ku Italia është anëtare – për mungesën e angazhimit në situatën me Iranin.
“Pse po shpenzojmë qindra miliarda dollarë në vit për NATO-n nëse ata nuk do të jenë me ne, nëse nuk do të jenë me ne për Iranin, nuk do të jenë me ne për një çështje shumë më të madhe se Irani?” tha presidenti.
