KRU “Prishtina” ndërmerr aksion shkyçjeje, paralajmëron konsumatorët borxhlinj
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për fillimin e një aksioni për ndërprerjen e shërbimeve ndaj konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara.
Përmes një njoftimi zyrtar, KRU “Prishtina” theksoi se të gjithë konsumatorët me borxh mbi 500 euro janë të detyruar të kryejnë pagesat në afatin më të shkurtër të mundshëm.
Në këtë proces, siç deklaroi KRU “Prishtina”, “po asiston edhe Policia e Kosovës”. Aksionet për ndërprerjen e ujit pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, bëri të ditur kompania.
