Vetarani i UÇK-së Mustafë Selmanaj ka përkujtuar Enver Haradinajn në 21-vjetorin e shkuarjes në amshim.

Selmanaj ka thënë pikërisht rrugëtimin më të vështirë të jetës së tij e ka bërë krah tij, në kohë dhimbjeje e sakrifice.

“Edhe në ato momente të rënda, mbaje në këmbë krenarinë dhe trimërinë që e kishe të lindur – një forcë që nuk e ndalte as plumbi, as dhimbja.U plagose në istikamet e armikut, aty ku guximi matet me jetën dhe ku vetëm burrat e vërtetë shkojnë përpara. Ti hyre deri në thellësi, atje ku shumëkush nuk do të guxonte as të afrohej”, shkruan ndër të tjera ai.