Arrestohet burri në Prishtinë, kanosi dhe tentoi të sulmonte një grua në bankë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se ka kanosur dhe tentuar të sulmojë fizikisht një grua brenda ambienteve të një banke.

Ngjarja ka ndodhur dje, më 15.04.2026, rreth orës 16:10, në rrugën “Fahri Fazliu”. Viktima, një shtetase kosovare, raportoi se ishte kanosur dhe se i dyshuari kishte tentuar ta sulmonte fizikisht teksa ajo ndodhej në bankë.

Policia ka bërë arrestimin e të dyshuarit, gjithashtu shtetas kosovar. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ai fillimisht u dërgua për ekzaminim psikiatrik dhe më pas u dërgua në qendrën e mbajtjes.