Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Ministri i Financave i Belgjikës, Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për   Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në lidhje me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin, si dhe për Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Tatimore.

Në komunikatë thuhet edhe se, Murati ka theksuar që marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet.

‘’ Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Nënshkruhet marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës

Në margjinat e Takimeve Pranverore në Washington DC, Ministri i Financave Hekuran Murati dhe Zëvendëskryeministri e Ministri i Financave i Mbretërisë së Belgjikës, z. Jan Jambon, kanë nënshkruar marrëveshjen për   Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë në lidhje me Tatimet mbi të Ardhurat dhe Kapitalin, si dhe për Parandalimin e Evazionit dhe Shmangies Tatimore.

Ministri Murati theksoi se marrëveshja krijon kushte më të favorshme për investime dhe lehtëson veprimtarinë e bizneseve në të dy vendet. Ndërkaq, Ministri Jambon vlerësoi bashkëpunimin me Kosovën dhe rikonfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës në proceset integruese të Kosovës.

Kjo marrëveshje forcon tutje partneritetin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës dhe dëshmon angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë kësaj jave, Ministri Murati po qëndron në Washington DC, ku po merr pjesë në Takimet Pranverore të organizuara nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.