Sunny Hill Festival 2026, festivali më i madh në Kosovë dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të rajonit, sonte në ora 20:00 nis zyrtarisht fazën e zbulimit të artistëve për edicionin e këtij viti.

Në këtë moment të shumëpritur, festivali do të publikojë headliner-in e parë, duke shënuar fillimin e prezantimit gradual të lineup-it për Sunny Hill Festival 2026.

Ky njoftim vjen menjëherë pas shitjes së biletave “Believers”, që çdo vit shënon hapin e parë të festivalit përpara shpalljes së artistëve. Me këtë, Sunny Hill hyn në një nga periudhat më të rëndësishme të vitit, ku vëmendja e publikut dhe mediave vendore e të huaja përqendrohet tek emrat që do të jenë në edicionin e radhës.

Pas një edicioni shumë të suksesshëm në vitin 2025, i cili mblodhi pjesëmarrës nga mbi 60 vende të botës dhe konfirmoi edhe një herë rolin e Prishtinës si një destinacion i rëndësishëm veror për muzikën dhe kulturën, Sunny Hill Festival hyn në vitin 2026 me një edicion edhe më të madh. 

Rritja e festivalit ka qenë e dukshme nga viti në vit, duke e pozicionuar Sunny Hill si një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në rajon dhe një pikë referimi në kalendarin evropian të festivaleve të muzikës.

Fansat dhe publiku mund ta ndjekin zbulimin e headliner-it të parë sonte në ora 20:00 në kanalet zyrtare të Sunny Hill Festival.