Superliga e Kosovës: Dy përballje të rëndësishme sot
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të javës së 20-të.
Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, KF Llapi do të presë FC Prishtinën. Aktualisht, Llapi ndodhet në vendin e tetë, në zonën e barazhit, me 32 pikë, ndërsa FC Prishtina mban pozitën e tretë me 43 pikë.
Ndeshja tjetër e ditës vë përballë FC Ferizajin dhe FC Prishtinën e Re, në një duel të drejtpërdrejtë për mbijetesë. Ferizaj renditet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Prishtina e Re, e cila mban vendin e fundit me 27 pikë, ka nevojë thelbësore për fitore për të ruajtur shpresat për qëndrim në Superligë.
Të dyja ndeshjet do të luhen sot, duke nisur nga ora 15:00.
