Ndeshje të Rëndësishme në UEFA Europa League dhe Conference League
Sonte do të zhvillohet një seri ndeshjesh tejet të rëndësishme në kuadër të kompeticioneve evropiane, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.
Vëmendja kryesore do të jetë e drejtuar te skuadrat e mëdha evropiane, si Milan, Juventus dhe Bayer Leverkusen, të cilat do të kërkojnë fitoren në ndeshjet e tyre respektive.
Interes i veçantë do të ketë edhe në takimet e UEFA Conference League, veçanërisht aty ku luajnë futbollistë shqiptarë. Përqendrimi do të jetë te skuadra si Trabzonspori dhe Lugano, të cilat kanë në përbërje lojtarë nga Shqipëria.
Ndërkohë, skuadra shqiptare Egnatia do të përballet me Universitatea Craiova, një sfidë e cila nis në orën 21:00.
/Indeksonline/
