Prishtina triumfon ndaj Dritës në Gjilan, forcon pozitat në krye

Prishtina ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë kundër Dritës, në ndeshjen e luajtur në Gjilan. Kryeqytetasit triumfuan me rezultatin 2:1, duke marrë tri pikë jetike në garën për titullin kampion, siç raporton Indeksonline.

Blend Baftiu kaloi Prishtinën në epërsi që në minutën e 8-të. Ndërsa, Blerim Krasniqi barazoi rezultatin për Dritën në minutën e 19-të.

Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Ardian Hasani në minutën e 52-të. Fillimisht, ky gol u vu në dyshim, por pas rishikimit me sistemin VAR, u vendos të pranohej.

Me këtë fitore, Prishtina konsolidon pozitat në krye të tabelës me 29 pikë, ndërsa Drita mbetet në vendin e tretë me 23 pikë.