Arian Gashi takon aktivistet feministe; Takimi me dyer të mbyllura, detajet ende sekrete
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, ka pritur sot në zyrën e tij aktivistet e Kolektivit Për Mendim dhe Veprim Feminist.
Ky takim është realizuar pas kërkesës së parë të paraqitur nga aktivistet gjatë një aksioni të tyre të zhvilluar ditën e sotme.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi temat e diskutuara mes palëve.
