**Arlinda akuzon ashpër reperin Nichi: “Je njeri i keq, nuk ke pasur lidhje serioze”**
Një debat i tensionuar u zhvillua mbrëmë mes Arlindës dhe Nichit, gjatë të cilit Arlinda e kritikoi ashpër reperin për sjelljen e tij me banoren tjetër, Anjezën. Diskutimi mori një kthesë të ashpër, duke kulmuar me akuzat e Arlindës ndaj reperit, të cilin ajo e quajti “njeri të keq dhe negativ”.
“Ti je negativ dhe je njeri shumë i keq. Ti, derisa prek çështje private të njerëzve, duke u përmendur të dashurin/ën, tregon dobësinë më të madhe që kam parë ndonjëherë. Mua do të më vinte turp të dilja në televizion,” i tha Arlinda atij.
Ajo vijoi duke theksuar: “Niveli yt i injorancës është kaq i lartë. Si ke mundësuar të mbyllësh dy lidhje, njeri? Më vjen keq, kam parë një intervistë tënden ku flisje pa bazë, duke thënë ‘nuk duhet të dashurohesh, sepse të humbet jeta’. Ti nuk ke pasur lidhje. Zverdhesh kur përpiqesh të flasësh me mençuri ndonjë gjë.”
Megjithatë, reperi qëndroi indiferent, duke kthyer përgjigje që dukeshin miratuese, por me një notë të theksuar ironie.
