Aktorja Aybüke Pusat flet me vlerësim për Çagatay Ulusoy, partnerin e saj të ri në serial
Aktorja e njohur turke, Aybüke Pusat, ka tërhequr vëmendjen me komentet e saj pozitive për aktorin Çagatay Ulusoy, me të cilin do të ndajë ekranin në serialin e ri “Eşref Tek”.
E pyetur për kolegun e saj gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq të një eventi të Netflix-it, pas lajmeve se ajo do të jetë partnerja e tij në këtë projekt, Pusat nuk i ka kursyer vlerësimet.
Ajo ka folur me admirim për Ulusoy, duke theksuar talentin dhe pamjen e tij të jashtëzakonshme.
“Unë tashmë mendoj se aktrimi dhe pamja e tij janë shumë të mira, prandaj besoj se do të jetë një partneritet i bukur dhe i mirë. Mendoj se mund të mësojmë shumë gjëra nga njëri-tjetri”, u shpreh aktorja.
Kjo deklaratë ka rritur edhe më tej kureshtjen për bashkëpunimin mes dy aktorëve, të cilët pritet të sjellin një dyshe të re dhe interesante në ekran.
