Mediat kanë raportuar se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është tentuar të pengohej nga djali i një dëshmori gjatë hyrjes në varrezat e dëshmorëve në Velani.

Rama po zhvillonte homazhe me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Në një video të publikuar nga EO, shihet personi në fjalë ndërsa i drejtohet Ramës, i cili qëndroi i heshtur gjatë gjithë situatës. Persona të tjerë afër kryetarit dëgjoheshin duke i thënë se “nuk është momenti”.

Në fund, kryetari Rama vazhdoi drejt varrezave, duke përshëndetur të pranishmit.