Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles Vjosa Pllana

Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikatil, ka qenë gjithnjë i rezervuar sa i përket jetës së tij private.

Megjithatë, është zbuluar se reperi i famshëm ka pasur prej disa kohësh një lidhje me modelen e njohur kosovare, Vjosa Pllana.

Portali Indeksonline ka siguruar edhe fotografi që dëshmojnë afërsinë dhe romancën mes çiftit.

Por, të njëjtat burime bëjnë me dije se kjo histori dashurie tashmë i përket së kaluarës, pasi çifti i ka dhënë fund lidhjes prej disa kohësh.

/Indeksonline/