58 aksidente trafiku janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Prej tyre, 26 kanë rezultuar me persona të lënduar, ndërsa 32 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 880 gjoba trafiku. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë arrestuar 30 persona, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje.
