Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit R.E.
Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri R.E., më parë e gjer më datë 08.10.2025 rreth orës 06:00 në Gjakovë, me qellim shitje ka poseduar substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotik.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e të pandehurit janë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme prej 4 kg e 670.06 gram.
Me këto veprime i pandehuri R.E., ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 parag.1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
