**Aktgjykimi për Naim Murselin nesër: Reagon vëllai i Liridona Ademajt**
Një ditë përpara shpalljes së aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka reaguar publikisht.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka shprehur pritjet e familjes lidhur me vendimin e gjykatës, duke theksuar kërkesën për burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Në mesazhin e tij, Ademaj shkruan: “Nesër gjykata e jep vendimin në rastin e vrasjes së Liridonës tonë. Ne të gjithë, por sidomos mama jeme, që i është thyer shpirti, shpreson që kriminelët që e kanë vrarë Liridonën do ta paguajnë përjetësisht me burg, ashtu siç përjetësisht ne do të mbesim pa Liridonën tonë për shkak të krimit të tyre.”
