Zbardhet misteri i zhurmave të alarmit në “Ferma VIP”: Ja kush ishte shkaku
Pavarësisht mungesës së detajeve nga produksioni deri më sot, misteri rreth ngjarjes që shkaktoi zhurma alarmante në “Ferma VIP” është zbardhur.
Bëhet e ditur se shqetësimi lidhej me Stormin, qenushin e fermës, i cili kishte shfaqur probleme shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë te veterineri dhe, fatmirësisht, ndodhet tashmë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
