Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u pyet në Pressing në T7 se pse është i rëndësishëm posti i presidentit kurse Kurti ia ofroi sot LDK-së katër ministri dhe zv.kryeministrin.

Haziri në Pressing, tha; “sepse para disa javësh z.Kurti ka thënë nuk flas për qeveri. E ka përjashtu bashkëqeverisjen, është përjashtu nga ai personalisht…Kur e ka formu qeverinë ka mujtë me thirrë LDK-në e me thanë hajde po bëjmë marrëveshje për qeverisje e në kontribut për presidentin”.

Ai tha se “oferta e Kurtit për bashkëqeverisje është e papranueshme”, duke shtuar se në takime nuk kanë hyrë për “bashkëqeverisje”.

Video: