Një granatë dore dyshohet se ka shpërthyer natën e mbrëmshme në një lokal në Fushë-Kosovë. Indeksonline ka siguruar pamje që dëshmojnë praninë e Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e shpërthimit, si dhe nuk ka informacione nëse ka pasur persona të lënduar.