AAK zgjedh kryetarin e ri më 24 maj; Ardian Gjini pritet të pasojë Haradinajn.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se më 24 maj do të mbajë zgjedhjet për kryetarin e ri. Ky vendim është bërë publik përmes një komunikate të partisë, dërguar mediave. Ardian Gjini, aktualisht kryetar i Komunës së Gjakovës, parashikohet të pasojë Ramush Haradinajn në drejtimin e saj.
