**Granatë dore e zbuluar në Zhabar të Mitrovicës**

Një granatë dore është zbuluar të hënën në fshatin Zhabar të Epërm të Mitrovicës.

Sipas Policisë së Kosovës, mjeti i dyshuar shpërthyes u gjet nga një qytetar, i cili po grumbullonte hekurishte në zonë.

Policia bën të ditur se njësiti policor ka siguruar menjëherë vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar njësitin për deminim. Këto detaje janë bërë publike në raportin 24-orësh të Policisë.