Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një letër ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar: “Pres me padurim vazhdimin e bashkëpunimit me ju në vitet në vijim.”

Në përgjigje, Osmani u zotua se Kosova do ta ruajë lidhjen e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se kjo do të jetë “sot e përherë”. Ajo shtoi se, “ashtu siç thekson edhe ish-Presidenti i SHBA-së në letrën e tij, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.”