Rikthimi që shumë e kanë pritur më në fund po ndodh.
Më 22 prill, dy emra të njohur për adhuruesit e ushqimit të mirë – Vapiano dhe Japanos – rihapin dyert në një lokacion të ri, më modern dhe më të qasshëm për të gjithë.
Adresa e re në Rr. Magjistralja Prishtinë – Ferizaj km 5 sjell një hapësirë të freskët, të menduar për eksperiencë më të mirë, qoftë për një drekë të shpejtë, darkë me miq apo momente relaksi gjatë ditës. Ky rikthim nuk është vetëm një zhvendosje fizike, por një rifillim me energji të re, duke ruajtur shijet që i kanë bërë këto dy brende kaq të dashura për publikun.
Vapiano vazhdon të sjellë stilin e tij të njohur italian me përgatitje të freskëta para syve të klientëve, ndërsa Japanos mbetet destinacioni ideal për ata që kërkojnë kombinime unike dhe shije të guximshme.
22 prilli shënon një fillim të ri – një mundësi për të përjetuar përsëri atmosferën, shijen dhe energjinë që i ka dalluar gjithmonë. Nëse i ke munguar këto vende, tani është momenti perfekt për t’i vizituar në shtëpinë e tyre të re.
