Autoritetet libaneze kanë njoftuar se të paktën 2454 persona janë vrarë në vend deri më tani për shkak të sulmeve.
Ky bilanc i përket momentit që nga shpërthimi i luftës midis Hezbollahut pro-iranian dhe Izraelit, më 2 mars.
Sipas organizatës për menaxhimin e fatkeqësive, 7,658 persona janë plagosur gjatë këtyre gjashtë javëve të luftës.
Që kur hyri në fuqi një armëpushim i brishtë 10-ditor, numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ndërsa trupa zbulohen në rrënojat e ndërtesave të bombarduara. /Panorama
