Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois është rikthyer nga lëndimi.
Belgu, u pa duke stërvitur me Realin në qendrën sportive “Valdebebas”, pas një muaji jashtë fushave.
Ai nuk do të jetë prezent ndaj Alavesit sonte, por që me gjasë mund të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme ndaj Real Betisit.
Kujtojmë se sonte Reali, pret në “Bernabeu” Alavesin me ndeshjen që luhet në orën 21:30./IndeksOnline/
