**Trump urdhëron Marinën e SHBA-së: Qëlloni dhe Vrisni çdo anije kërcënuese në Ngushticën e Hormuzit**
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar Marinën e SHBA-së të «qëllojë dhe vrasë» çdo anije që kërcënon Ngushticën e Hormuzit. Këtë deklaratë e ka bërë në platformën e tij sociale, Truth Social, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara kanë «kontroll të plotë» mbi këtë ngushticë strategjike dhe se Irani po përballet me «luftëra të brendshme».
Trump theksoi se «asnjë anije nuk mund të hyjë ose të dalë pa miratimin e Marinës Amerikane», duke shtuar se ngushtica është «e mbyllur fort derisa Irani të bëjë një marrëveshje».
Ai pohoi gjithashtu se Irani është kapluar nga konflikte të brendshme midis mbështetësve të vijës së ashpër dhe atyre moderuar, duke sugjeruar se iranianët «as nuk e dinë se kush është udhëheqësi i tyre i vërtetë».
Urdhri për të «qëlluar dhe vrarë» vjen në përgjigje të asaj që ai e quan «minimi» i ngushticës. Në të njëjtën deklaratë, ish-presidenti shtoi se «minapastruesit» e tij janë «duke pastruar aktualisht ngushticën». /Indeksonline/
