Në “Ferma VIP” vijojnë të dalin në pah momente që ngjallin reagime të forta në rrjet, ndërsa këtë herë në qendër të vëmendjes është banorja Vanesa, pas një deklarate të saj lidhur me një situatë që ka bërë xhiron e internetit.

Gjatë një surprize emocionale ku ajo takoi vëllain e saj brenda spektaklit, një moment i veçantë u komentua gjerësisht: puthja e tyre në buzë, e cila shkaktoi debat dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Pas disa ditësh nga ky episod, Vanesa ka vendosur të flasë hapur për këtë moment gjatë një bisede me fermerët e tjerë në shtëpi, duke dhënë versionin e saj për atë që ndodhi.

“Gjysmat e gjërave nuk i mbaj mend, sidomos në fillim. Në fillim kur shkova di vetëm që e kam puthur, dhe e kam puthur siç e puth unë në buzë vëllain,”* u shpreh ajo, duke konfirmuar se për të gjesti nuk ka pasur asnjë qëllim të pazakontë, por ka qenë një shprehje emocionale e momentit të takimit.

Megjithatë, Vanesa nuk e la me kaq reflektimin e saj. Ajo pranoi se më pas ka menduar më gjatë për mënyrën se si ky veprim mund të jetë perceptuar nga publiku dhe në kontekstin e një formati televiziv.

“…dhe më vonë kam ndejtur dhe kam menduar…” shtoi ajo, duke vendosur dorën në gojë, një gjest që shumë e interpretuan si shenjë sikleti apo vetë-reflektimi mbi situatën.