Kosovari i zhdukur gjendet i shëndetshëm në Gjermani

Rasti i zhdukjes së 62-vjeçarit Bajram Gashi, për të cilin ishte raportuar se ishte humbur në Kroaci që prej datës 14 prill, është mbyllur me sukses.

Sipas konfirmimit të fundit nga familjarët, Gashi është gjetur i shëndetshëm në Gjermani, duke i dhënë kështu fund shqetësimit disaditor për fatin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Alberim Gashi.

62-vjeçari, me origjinë nga Sferka e Klinës, ishte raportuar i zhdukur në qytetin Mali Lošinj të Kroacisë, ndërsa rasti po hetohej nga autoritetet kroate.